Besa fiton kupën, Prishtina feston Europën

0

Pas një muaji aludimesh e akuzash, Kupa e Kosovës ka njohur fituesin e saj dhe u është vënë kapak gjithë akuzave dhe helmit të hedhur prej ditësh.

Historia ishte e thjeshtë: në finale përballeshin Llapi e Besa: Llapi me fitore shkonte në Europa League, Besa jo, sepse nuk ka përmbushur kriteret e licencimit.

Kjo bëri që Prishtina të akuzonte: Besa do ta linte kupën, duke i bërë një nder Llapit e duke djegur për pasojë Prishtinën, që përfitonte si e dyta në renditje, nëse triumfonte Besa.

Si për t’i dhënë një leksion kësaj zhurme të pështirë, Besa e ka fituar kupën. E ka bërë pas 11-metërshave, duke triumfuar 4-2, në një sfidë që nuk prodhoi asnjë gol në 120 minuta.

Llapin e tradhtuan emocionet, me penallti të gjuajtura keq, ndërsa Besa gaboi vetëm një herë dhe triumfoi.

Festë te Besa, lot te Llapi, festë edhe në Prishtinë për debutimin historik në Europa League.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.