Renditja e çuditshme e “top 5” kampionateve!

Të gjithë 5 kampionet evropiane kanë ulur siparin dhe vendosur verdiktet e tyre, për atë që i përket shpalljes së ekipeve kampione.

Në Gjermani ka fituar Bajern Mynihu, në Itali Juventusi, La Liga u fitua nga Real Madridi, ndërsa Çelsi i Kontes dhe Monako e surprizave triumfuan në Premier League dhe në Ligue 1.

Disa skuadra, favorite të mëdha në vigjilie, kanë mbajtur parashikimet, por ka pasur edhe disa si Monako që kanë befasuar.

Diçka kurioze është që të shkosh të shohësh, duke kryqëzuar të pestë kampionatet, se cilat janë ekipet që kanë bërë më shumë pikë, në relacion më ndeshjet e luajtura…

Siç shihet nga renditja, skuadra më e mirë, për atë që i përket pikëve për ndeshje, është Monako, që ka totalizuar plot 2,5 pikë për ndeshje. Në të kundërt, titulli i ekipit më të keq është i Peskarës, me 0,47 pikë për ndeshje.

Barcelona ka realizuar më shumë gola,plot 116 dhe duke konsideruar se në La Liga luhen 38 javë, atëherë mesatarja është 3,05 gola për ndeshje, mesatarisht.

Çelsi është ekipi që ka fituar më shumë, plot 30 herë, ndërsa Junajtidi i Murinjos ka barazuar më shumë, plot 15 herë.

Granada, Sandërlend dhe Peskara janë skuadrat që kanë pësuar më shumë humbje, plot 26, ndërsa Osasuna ka pësuar 94 gola, më shumë nga të gjithë, mesatarisht 2,47 për ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online