Besa bën “pazar” te Partizani, merr një mbrojtës

Besa vijon me merkato dhe këtë herë kavajasit kanë nënshkruar me një lojtar të ri si Senad Hysenaj. Mbrojtësi i majtë ishte pjesë e Partizanit dhe gjatë kësaj periudhe tentoi rikthimin në Shkodër te Vllaznia. U mendua se ai do të mbronte ngjyrat kuqeblu, por nuk do të ndodhë kështu.

Sot ai është paraqitur në Kavajë, aty ku edhe ka nënshkruar për 2.5 vite. Klubi verdhezi ka publikuar edhe foto e prezantimit të Hysenajt, i cili shfaqet me presidentin Besës, Nexhat Bizhdilin, si dhe me menaxherin e tij Florin Biba.

https://www.facebook.com/349873605028455/photos/a.796132433735901/2578845308797929/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *