Berluskoni dhe Monza shohin nga merkato, synojnë mesfushorin e Milanit

Silvio Berluskoni ka bërë mjaft bujë kohët e fundit në media pas marrjes në pronësi të klubit të Monzës. Pak ditë më parë italiani deklaroi se synimi i ekipit të tij është të ngjitet në Serinë A dhe se kërkon që brenda tre vitesh Monza të ndeshet me Milanin, pikërisht në elitën e futbollit italian.

Siç ka raportuar “calciomercato.com”, ekipi i Monzës mund të bëjë një përforcim mjaft të bujshëm në merkaton e verës. Është pikërisht, Rikardo Montolivo, i cili momentalisht aktivizohet tek Milan, por prej kohësh mesfushori nuk është një alternativë për Gatuzon. Përflitet se Berluskoni dhe Galiani mund të kërkojnë një ribashkim me 33-vjeçarin, i cili ka qenë pjesë e Milanit dhe në kohën kur president ishte Berluskoni.

Mesfushori italian përfiton plot 3 milionë euro në sezon momentalisht te Milan dhe largimi i tij do të lehtësonte shumë klubin kuqezi për sa i përket arkave të klubit. Kontrata e Montolivos përfundon në korrikun e vitit të ardhshëm dhe italiani do të transferohej te Monza me parametra zero. Gjithsesi një rol të rëndësishëm këtu do të luajë dhe ngjitja në Serinë B e këtyre të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *