Berisha nuk e lëshon katërkëndëshin, probleme për Gjimshitin

Atalanta luan në transfertë kundër Empolit të dielën prej orës 15:00, ndërkohë që në fushë nga minuta e parë pritet të jetë sërish portieri Etrit Berisha. “Gardiani” i kombëtares ka rifituar vendin në formacion dhe me paraqitjet e mira që ka bërë Gasperini vijon t’i besojë.

Ndryshe situata për Berat Gjimshitin. Mbrojtësi u dëmtua gjatë grumbullimit me kombëtaren dhe nuk ishte as në ndeshje kundër Uellsit. Ai ka një problem në kofshë dhe është në dyshim për këtë ndeshjes. Gjithsesi ai do ta nisë nga stoli edhe nëse rikuperohet në kohë.

Gjimshiti u paraqit mjaft mirë në takimin e fundit me Interin, madje edhe arriti që të shënojë golin e tretë kundër zikaltërve. Tek Empoli është Frederik Veseli, i cili do të jetë në stol të takimin kundër Atalantës të dielën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online