Qendërmbrojtësi i Sevijës, Joris Njanjon, u bë protagonisti i një faulli të rëndë në miqësoren e zhvilluar dje kundër Liverpulit. Në një moment tensioni, francezi humbi toruan dhe shkaktoi një faull tejet të rëndë ndaj 18-vjeçarit të Liverpulit, Jaser Larusi, i cili pas ndërhyrjes u shoqërua me barelë jashtë fushës.
Edhe pse Njanjon protestoi kartonin e kuq, siç duket ai ka reflektuar më pas. Me anë të një postimi në rrjetet sociale 22-vjeçari i ka kërkuar falje lojtarit dhe klubit të Liverpulit për gjestin anti-sportiv.
“Do doja t’i kërkoja falje publike klubit të Liverpulit, familjes së lojtarit dhe tifozëve. Ishte një veprim i shpifur që nuk duhet të shikohet asnjëherë në fushën e futbollit. Të gjitha lutjet e mija shkojnë për lojtarin dhe familjen e tij”, shkroi Njanjon.
https://twitter.com/Gnagnon_39/status/1153100792221577216