Beqiri: Pa para, nuk ka Vllazni të madhe

Ish-kapiteni i kuqebluve që çoi Vllazninë në Europë me të rinjtë bën apel që skuadra të plotësohet me lojtarë cilësorë, mandej nëse ato janë shkodranë do të jetë edhe më mirë

Gaspër Marku

Ish-futbollisti shkodran, Elvin Beqiri, që pasi ka lënë pas një karriere të suksesshme përmbi 17 vjeçare, dhjetë me Vllazninë dhe pjesën tjetër me skuadra të huaja, tashmë ka kaluar në detyrën fisnike të trajnerit. Një përvojë pozitive që natyrshëm po reflektohet edhe në arritjen e rezultateve të tilla edhe në pankinë ku që në vitin e parë të drejtimit fitoi titullin kampion me ekipin e të rinjve të Vllaznisë. Por, përpos kësaj, skuadra që ai drejton ka fatin e madh që në këtë sezon të përfaqësojë Shqipërinë në Ligen e Kampioneve të Europës për të rinj, eveniment që Shqipëria e provon për herë të parë me Vllazninë e Shkodrës. Një pjesëmarrje kjo që krahas të tjerave, është edhe një si një tip bonusi dhe imazhi pozitiv edhe për futbollin shkodran dhe kryesisht për Vllazninë, e cila la pas një sezon jo shumë komod duke i mbajtur në ankth fansat e saj deri në sekondat e fundit të kampionatit në luftën për mbijetese. Në prononcimin e dhënë për “Sport Ekspres”, Beqiri, pasi i bën një analizë Vllaznisë së madhe të Armando Cungut, flet edhe për emocionet dhe vlerat e pjesëmarrjes së skuadrës së tij në kompenticionin europian, ndeshjet e të cilit do të luhen në muajin gusht.

Buxheti, baza kryesore që duhet zgjidhur sa më parë

Për të pasur një skuadër, por edhe një klub sa më kompetiv, pikë së pari, ish-kapiteni në vite i kuqebluve dhe sot trajner kampion me 19-vjeçarët thotë se buxheti është ai që duhet të zgjidhet, sepse sipas tij, vetëm pasi të zgjidhet një gjë e tillë, të tjerat pastaj gjejnë terrenin e duhur në vazhdimësi. “Mendoj se pikë së pari duhet të krijohet një farë buxheti për vitin e ardhshëm, sepse ai është më kryesori për të siguruar të ardhurat dhe pagesat për futbollistët aktualë që ka skuadra, por sigurisht edhe për ato që pritet të vijnë në merkato. Pra, buxheti është ai që dikton në këtë rast dhe që është më kryesori. Shpresoj që të bëhen lëvizjet e duhura dhe sa më shpejt skuadra të fillojë stërvitjen. Më pas, për të parë edhe afrimet e nevojshme që stafi teknik i dinë më mirë se ku i nevojiten. Shpresojmë që lëvizjet të bëhen sa më shpejt në mënyrë që të mos jetë vonë për të konsoliduar ekipin”, thotë Elvin Beqiri, përsa i përket kësaj teme.

Merkato, jo domosdoshmërisht lojtarë shkodranë

Duke folur për ndërtimin e skuadrës, ku ndër të tjera, gjatë periudhës së fundit është folur rëndom edhe për një Vllazni shkodrane. Duke mos dalë tërësisht kundër kësaj ideje, Beqiri ka një këndvështrim tjetër. “Normalisht, unë si trajner nga ana profesionale, mund të them se Vllaznia ka nevojë për lojtarë cilësorë. Është shkodran, nuk është shkodran, e rëndësishme është që të jetë lojtar cilësor. Sepse një lojtar cilësor, padyshim që të jep mundësinë si skuadër dhe si klub të rritesh padiskutim. Pastaj, normalisht pozitive do të ishte nëse do të ishte edhe shkodran, por kryesorja është që të jetë cilësor. Pra, në ekip duhet që të ketë lojtar cilësor, kjo është më kryesorja”, shprehet Beqiri. Në vijim, duke dashur të mbrojë këtë teze, Beqiri përpiqet të sjellë edhe shembuj konkretë për ekipet me emër të kampionatit shqiptar, apo edhe më gjerë. “Unë këtu mund të sjell plot shembuj që ekipet e tjera që kanë marrë rezultate pozitive. Nuk mund të them që i kanë të gjithë lojtarët nga qyteti i tyre, kështu që kryesoja e përsëris që elementi të jetë cilësor, pastaj nëse është edhe shkodran është edhe më mirë”, vijon ai.

Eliminimi i gabimeve të mëparshme sjell suksesin

Duke i bërë një analizë të pjesshme sezonit të fundit, edhe pse ka pasur jo pak kritika, për Beqirin, Vllaznia nuk ka bërë një kampionat të keq. “Unë mund të them fjalët më të mira për paraqitjen e Vllaznisë në këtë sezon, përpos ndeshjeve të fundit që për hir të së vërtetës me disa oshilacione të pakuptimta të shfaqura në ndeshjet e fundit prishën momentet pozitive, që po kalonte Vllaznia për javë të tëra. Megjithatë, them se stafi ka punuar mirë, pasi ç’është e vërteta përballë ekipeve të forta të kampionatit kemi parë një Vllazni potente, duke mos lënë gjë mangët në asnjë drejtim. E përgjithshmja mund të them se ishte një kampionat pozitiv për Vllazninë, përveç ndeshjeve të fundit që na futen seriozisht në siklet”, thotë Beqiri. Sidoqoftë, ai shpreson që gabimet e bëra në kampionatin e fundit, apo vitet e tjera të mëparshme të mos bëhen më, sepse jo çdo herë mund të shpëtohet ashtu siç u shpëtua në rastin e fundit përballë Tiranës. “Të ketë një organizim më të mirë, pasi e mira nuk ka fund, kështu që shpresojmë të kemi një Vllazni më cilësore se vitet e tjera të mëparshme”, shprehet Beqiri, duke përmendur edhe ngjitjen e kuqebluve edhe në cilësinë e një skuadre në kupat e Europës.

Bashkëpunimi me Cungun

Elvin Beqiri dhe Armando Cungu janë dy ish-futbollistë kuqeblu, që kanë luajtur së bashku në të njëjtën skuadër tek Vllaznia, madje duke korrur edhe suksese jo të pakta duke fituar trofe me këtë skuadër. Tashmë, që të dy janë në drejtim të skuadrave të këtij klubi legjendar. “Marrëdhëniet i kemi pasur dhe i kemi shumë të mira, edhe shoqërore dhe profesionale. Krahas fushës stërvitore, shpesh herë edhe në takimet private dhe në kafe jemi munduar që të fokusohemi tek brezi i ri dhe konkretisht tek lojtarët e skuadrës time U-19 që janë kandidatë për të kaluar në skuadrën e parë. Çdo informacion rreth këtyre lojtarëve Armandoja është munduar t’i marrë nga unë personalisht, por edhe nga drejtorët e klubit, siç janë Zeka dhe Hasani”, thotë Beqiri në lidhje me raportet me teknikun e parë Cungu. Përpos kësaj, në varësi edhe të kohës për të cilën Beqiri thotë se Cungu e ka jo pak të ngarkuar, vlerëson edhe praninë e tij në shumë ndeshje zyrtare të skuadrës së tij me qëllimin për t’i parë vetë nga afër elementet që i interesojnë, por edhe skuadrën në tërësi, gjë që i ka shërbyer më së miri për të marrë vendimet e duhura në lidhje me të ardhmen e tyre. Në këtë aspekt, Beqiri shpreson se disa prej elementeve të skuadrës të tij të jenë mbështetës për nevojat e skuadrës së parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online