Karim Benzema nuk po shijon një periudhë të mirë në fushat e blerta. Sulmuesi i Real Madrid nuk shënon prej disa ndeshjesh, por ai po has probleme dhe jashtë fushës. Një çështje ka shpërthyer në Francë. Së fundmi lojtari ka ndërruar menaxher, ndërsa ish-përfaqësuesi i tij ligjor, Leo De Souza, ka denoncuar në polici faktin që është sulmuar në Paris nga njerëz të afërm të lojtarit dhe ka patur tentativa për ta rrëmbyer.
Siç citon “Marca”, ngjarja ka ndodhur në ditën kur luhej sfida PSG-Lion. Një fugon me xhama të zinj ka ndaluar para De Souzës, i cili ndodhej në një bar të kryeqytetit francez. Ky i fundit pretendon se ka parë një person brenda fugonit që i ngjante lojtarit dhe dyshon se ai ka qenë bashkë me njerëzit e tij.
Shkaku i ngjarjes është një shumë prej 500 mijë eurosh, të cilën ish-menaxheri ia ka borxh sulmuesit. Benzema ka reaguar në rrjetet sociale, ku pranon faktin që një nga njerëzit e tij të afërm është takuar më De Souzën, por ai tenton të minimizojë ngjarjen e ndodhur dhe përjashton faktin që ishte brenda në fugon. 30-vjeçari akuzon ish-menaxherin e tij për shpifje dhe mohon faktin që ai të jetë sulmuar.
“Një i afërm i Benzema prek krahun e De Souzës dhe ky quhet rrëmbim. De Souza qenka rrahur, por ai nuk mungon as një ditë të vetme në punën e tij. Ai thotë që Benzema ka qenë brenda në fugon, por hetuesit e përgënjeshtrojnë këtë ide. Kjo botë e ka seriozisht?”, përfundon sulmuesi i Real Madrid.
« Un proche de Benzema touche le bras de De Souza, c’est un enlevement » « De Souza est roué de coups, il n’a aucun jour d’ITT » « De Souza dit que Benzema était dans le Van, thèse écartée par les enquêteurs » Ce monde est-il sérieux ? #FautArreter #Givemeabreak #CTrop pfff ?
— Karim Benzema (@Benzema) October 18, 2018