Benzema: Çfarë lehtësimi, largimi i CR7 më ka bërë mirë!

Kristiano Ronaldo vendosi të largohej nga Reali i Madridit në verën e kaluar për të kaluar në Serie A. Portugezi po tregon cilësitë e tij me Juventusin, ndërsa largimi i tij e ka dobësuar ekipin e Solarit.

Diçka normale dhe e pritshme duke marrë parasysh kualitetin e portugezit, por një tjetër lojtar ka “rilindur”. Flasim për Karim Benzema, i cili tani po shijon një futboll ndryshe dhe shumë… gola.

Francezi ka dhënë një prononcim për “France Football”, aty ku komenton ndryshimin e ndodhur. Tashmë është më i lirë në fushën e blertë dhe po bën detyrën e tij kryesore, që është shënimi i golave.

Me Kristianon në ekip, unë luaja për të. Kërkoja gjithmonë mënyrën për ta ndihmuar të shënonte sa më shumë gola. Isha gjithmonë violina e dytë, ndërsa tani është ndryshe. Më duhet të marr më shumë përgjegjësi dhe duhet të jem lideri i ekipit. Tani ndihem më lirshëm, jam më i lumtur dhe ndihem më i rëndësishëm për Realin e Madridit”, përfundon sulmuesi 31-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online