Bernardo Silva po bën një sezon të mrekullueshëm me Mançester Sitin. Portugezi është kthyer në një nga pikat e referimit për Guardiolën. 24-vjeçari është një futbollist i dalë nga akademia e Benfikës. Ai u ble nga Siti në vitin 2017, pas tre viteve të mrekullueshme në Monako, ku ishte transferuar nga “skuadra e shqiponjave”.
Ai është kthyer të kalojë kohë në Portugali dhe i intervistuar nga mediat vendase është shprehur i lumtur se Benfika po punon shumë mirë me talentet. Bernardo Silva shprehet se katër prej tyre do të donte ti merrte te Mançester Siti. Lojtarët që ai dëshiron janë sulmuesit Zhoao Feliks (19 vjeç) dhe Jota (20 vjeç), mesfushori Florentino Luis (19 vjeç) dhe mbrojtësi 22-vjeçar, Ferro.
“Më vjen shumë mirë që Benfika po nxjerr të rinj cilësorë. Ferron, Zhoao Feliksin, Florentino Luis, dhe Jotën, që ka luajtur më pak, dua t’i marr të gjithë te Mançester Siti. Janë të katërt lojtarë me shumë potencial”, u shpreh mesfushori.
Ferro
Florentino Luis
Jota