Niklas Bendtner është personazh. Për sulmuesin bëhen “meme” pafund, ndërkohë që së fundmi është bërë protagonist në një sherr me një taksist në Kopenhagen. Nëse do të ishte në Shqipëri, ndoshta e kishte gjetur ndonjë mik për të mos shkuar në rajon.
Taksisti ka përfunduar me nofullën e thyer dhe normalisht që e ka paditur sulmuesin. Më shumë mundësi Bendtenr ka qenë i pirë, pasi incidenti ka ndodhur rreth orës 02:00 të natës. Kompania ku ka punuar taksisti është shtangur nga veprimi i sulmuesit dhe ka dalë në një komunikatë, sigurisht në mbrojtje të punonjësit, i cili ka përfunduar
Kjo është një goditje e madhe për karrierën e 30-vjeçarit, i cili së fundmi kishte arritur të ringjallte karrierën e tij në kampionatin norvegjez ku aktivizohet me kampionët në fuqi të Rosenborgut.