Video/ Murinjo nuk cilësohet më hyjni, rënia është spektakolare

Edhe hyjnitë kanë ditët e tyre të këqija, humbasin shkëlqimin dhe në një moment të caktuar… bien. I ndodh edhe më të mirëve dhe këtu përjashtim nuk bën as Zhoze Murinjo.

Trajneri është ndoshta në pikën më të ulët në karrierë. Te Mançester Junajtid është kthyer në “mish të huaj”, besimi te portugezi ka humbur dhe largimi është pranë.

Rënia është spektakolare. Në kuptimin e plote të fjalës. Kjo ndodhi në “Uembli”, ku Murinjo ndoqi ndeshjen Angli-Spanjë. Imazhet video janë sa qesharake aq edhe aktuale, për të treguar se portugezin nuk po e mbajnë më këmbët.

Për personazhin që përfaqëson, trajneri e kaloi rënien me sportivitet. Zhoze Murinjo u ndihmua edhe nga një prej njerëzve të stafit të stadiumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online