Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe kombëtares daneze Niklas Bendtner nuk ia ka dalë t’i shpëtojë drejtësisë daneze. 30-vjeçari rrahu një taksist në Kopenhagen më 9 shtator pas një debati për faturën e udhëtimit.
Taksisti mbeti me nofull të thyer pas përplasjes fizike me lojtarin dhe iu drejtua organeve të drejtësisë. Bendtner u justifikua duke thënë se veproi në vetëmbrojtje, por gjykata e Kopenhagenit e shpalli fajtor.
Avokatët e futbollistit të Roseborgut e apeluan çështjen, por ditën e sotme prokurori i përgjithshëm i Kopenhagenit konfirmoi se apelimi për rastin e Bendtner nuk është marrë për bazë, çka do të thotë se burgu për të është i pashmangshëm.
Ndërkaq, në mediat daneze raportohet se Bendtner ndoshta nuk ka apeluar fare, duke pranuar dënimin me 50 ditë burg.