Bendtner e pëson keq, gjykata daneze e çon në burg

Sulmuesi danez Niklas Bendtner është shpallur fajtor për ushtrim dhune ndaj një shoferi taksie. Gjykata e Kopenhagenit e ka dënuar 30-vjeçarin me 50 ditë burg, ndërkohë që avokati i lojtarit e ka apeluar këtë vendim të gjyqësorit.

Incidenti midis Bendtnerit dhe taksistit ndodhi në fillim të muajit nëntor. Sipas raportit të nxjerr nga policia daneze,  futbollisti ka qenë i pirë dhe personi i dhunuar ka pësuar një frakturë në nofull.

Në dy sezonet e fundit Bendtner luan në kampionatin norvegjez me kampionët e Rosenborgut, ku ka “ringjallur” karrierën e tij duke qenë një ndër sulmuesit më të produktiv në ligën e shtetit nordik.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online