Ismael Benaser ka qenë i pranishëm sot në ambientet e klubit të Milanit, ku ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka folur për mediat e pranishme jashtë “Cassa Milan”.
Në fjalën e tij, ylli algjerian tha: “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Gjithçka po shkon mirë, forca Milan!”. Fjalët e tij kanë gëzuar tifozët e pranishëm rreth tij, që kanë pasur dhe mundësinë të marrin autografe dhe të bëjnë fotografi me 21-vjeçarin.
Benaser u shpall lojtari më i mirë në Kupën e Afrikës këtë verë, ku u shpall kampion i Afrikës me Algjerinë e tij, duke mposhtur Senegalin të mbushur me yje në finale.