Belgjika e mbyll në vendin e parë në renditjen e FIFA-s për vitin 2018, ndërkohë që ndiqet nga Franca dhe Brazili. Kroacia renditet e katërta dhe ajo që bie në sy për muajin dhjetor është fakti që lëvizjet kanë qenë të pakta në dhjetëshen e parë.
Argjentina, Gjermania dhe Italia janë jashtë 10 kombëtareve më të mira, referuar renditjes së FIFA-s, pasi e kanë mbyllur vitin respektivisht në vendet 11, 16 dhe 18-të. Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap para apo prapa dhe viti 2019 do ta gjejë në pozitën e 60-të në klasifikimin e e FIFA-s.
Nuk ka ndryshim as për Kosovën. Dardanët janë në vendin e 131-të dhe janë ekipi përfaqësues që kanë bërë ngjitjen më të madhe në vitin 2018 në renditjen e FIFA-s. Ata kanë ngjitur plot 46 pozicione referuar renditjes së një viti më parë.