“Mançester Junajtid do duhet t’i mbyllë tri ndeshjet e mbetura të Premier League pa mbrojtësin Erik Beili. 25-vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë në gju gjatë takimit të kësaj fundjave kundër Çelsit”.
“Këputja e ligamentit lateral do ta mbajë mbrojtësin dy muaj larg fushave të blerta, çka përveç kampionatit do i kushtojë edhe humbjen e turneut të Kupës së Kombeve me përfaqësuesen e Bregut të Fildishtë”.
“Në javët e fundit Beili është përfolur për një largim të mundshëm në Francë, ku Olimpik Lion ka dërguar një ofertë prej 15 milionë eurosh për 25-vjeçarin. Ndoshta ndeshja e së dielës ishte e fundit për Beilin me “djajtë e kuq”.