Behrami si kapiten: Krenari e madhe, zjarri brenda meje nuk është shuar

Valon Behrami është shpallur kapiteni i Udinezes dhe mesfushori ka folur mbi çështjen e shiritit të kapitenit dhe gjendjen e ekipit, që përballet me Fiorentinën në transfertë. Udineze gjendet në kuotën e katër pikëve mbas dy javëve të para dhe sot do të tentojë të marrë pikë në transfertën e Firences.

“Kur u mbyll merkato dhe u vendos që do të qëndroja këtu, Velaskez më telefonoi dhe më komunikoi vendimin e marrë. Ndihem shumë krenar që do të jem kapiten i Udinezes, sepse gjithmonë kam patur autoritet në dhomat e zhveshjes. Është një vlerësim i bukur dhe kur nuk do të luaj, Lasanja, ose De Paul do të mbajnë shiritin.

Dua të vazhdoj të luaj derisa të durojë gjuri im i majtë. Motivimi nuk është një problem për mua dhe mendoj që Seria A është kthyer në nivelin ‘top’. Ekziston një shpirt pozitiv në dhomat e zhveshjes, kulturë dhe kemi disa individë të talentuar si: Lasanja, Makis, Mandragora si dhe De Paul që po rritet shumë si lojtar, ndërsa unë kam ende zjarr brenda vetës”, përfundon për “Gazzetta dello Sport”, 33-vjeçari me origjinë nga Mitrovica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online