MOSHAT | Goleada dhe rezultate surprizë, nis Superiorja e moshave

Superiorja për të rinj ka nisur. Kampionët e Vllazninë bënë hap fals që në javën e parë në shtëpi. Shkodranët nuk kishin një ndeshje të lehtë në fakt, pasi Shkëndija e Tiranës pritet të luftojë për kreu gjithashtu. Gjithsesi ndeshja është vendosur në fund, teksa Leci në të 90’ i ka dhënë fitoren mysafirëve nga Tirana.

Partizani në kryeqytet ka bërë detyrën kundër Portos, duke triumfuar me rezultatin e pastër 2-0. Fitore edhe për Akademinë e Futbolli kundër shkodranëve të AAS. Tirana dhe Laçi kanë regjistruar goleada. Bardheblutë i shënuan 7 herë Ilirisë së ngjitur në Superiore, teksa protagonist ishte Selenica me 4 gola të realizuar. Kurbinasit mposhtën 8-3 Internacional Tiranën.

U19 KATEGORIA SUPERIORE – Java 1

Grupi A
Akademia e Futbollit-Akademia AAS 3-1
Partizani-Porto 2-0
Tirana-Iliria 7-0
Laçi-Internacional Tirana 8-3
Vllaznia-Shkëndija Tr. 0-1

Flamurtari dhe Teuta e kanë nisur më së miri kampionatin. Vlonjatët fituan me “poker” kundër Tomorit, kurse durrsakët në Korçë kanë thyer Skënderbeun më rezultatin 1-5. Edhe vjet këto dy ekipe luftuan për dy vendet e para.

Me fitore e ka nisur edhe Besa. Kavajasit mposhtën minimalisht 1-0 Pogradecin, ndërkohë që vetëm një ndeshje ka përfunduar barazim. Në Elbasan vendasit kanë ndarë nga një pikë me Luftëtarin, në një ndeshje që është mbyllur në barazim pa gola.

Grupi B
Shkëndija Dr.- Dinamo (nuk u zhvillua)
Elbasani-Luftëtari 0-0
Tomori-Flamurtari 1-4
Besa-Pogradeci 1-0
Skënderbeu-Teuta 1-5

Shënim: Shkëndija dhe Dinamo kanë 0 pikë

Kampionati i paratërinjve ka nisur me goleada, sidomos në grupin A. Tirana, si zakonisht nuk kursehet dhe e ka pësuar Briansi. Lezhjanët e rikthyer në elitë pësuan tetë herë, ndërkohë që shënuan dy gola ndaj bardhebluve.

Internacional Tirana ka treguar “dhëmbët” në Laç. Fitore tenistike e skuadrës kryeqytetase. Befasohen Partizani dhe Vllaznia, që janë mposhtur në shtëpi me rezultatin 2-3. Lezhjanët e Portos i kanë mundur të kuqtë, kurse në Shkodër ka triumfuar Shkëndija e Tiranës.

U17 KATEGORIA SUPERIORE – Java 1

Grupi A
Akademia e Futbollit- Kukësi (nuk u zhvillua)
Partizani-Porto 2-3
Tirana-Brians 8-2
Laçi-Internacional Tirana 0-6
Vllaznia-Shkëndija Tr. 2-3

Shënim: Akademia e Futbollit dhe Kukësi kanë nga 0 pikë

Kampionët e Besës e kanë nisur me barazim në shtëpi. Përballë tyre ishte Pogradeci dhe asnjëri ekip nuk ka shënuar dot. Fitojnë Flamurtari e Teuta, që do kërkojnë dy vendet e para edhe sivjet, sikurse ka ndodhur zakonisht.

Vlonjatët mundën Sh. S. Pepa në Elbasan me rezultatin 1-2, kurse durrsakët mposhtën 0-1 Skënderbeun në Korçë. Tre pikë me vlera për Luftëtarin, që ndaj Elbasanit ka regjistruar një fitore të pastër 0-2.

Grupi B
Shkëndija Dr-Dinamo (nuk u zhvillua)
Elbasani-Luftëtari 0-2
Sh.S.Pepa-Flamurtari 1-2
Besa-Pogradeci 0-0
Skënderbeu-Teuta 0-1

Shënim: Shkëndija dhe Dinamo kanë 0 pikë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online