Behrami flet si kapiten: Ja sekreti i Udinezes time

Udineze arriti një fitore të rëndësishme në Verona përballë Kievos, ku fitoi me rezultatin 0-2, duke u ngjitur në vendin e shtatë në renditje. Valon Behrami, i cili mban postin e kapitenit të friulanëve, ka folur për “TuttoUdinese.it” për ndeshjen e fituar.

33-vjeçari është i kënaqur me ekipin dhe sidomos portierin Skufet. Në mesjavë Udineze pret Lacion, ekip ku Behrami është aktivizuar për tre sezone, por ai kërkon që ekipi të rikuperojë energjitë dhe të jetë gati për sfidën me ish-ekipin e tij.

“Bëmë një ndeshje konkrete nga të gjitha këndvështrimet, vuajtëm në mënyrën e duhur pa arritur të rrëzohemi, por na ndihmoi dhe Skufet, i cili bëri disa pritje të pabesueshme. Jemi një skuadër kompakte dhe nëse dikush bën një gabim, askush nuk e merr personalisht.”

“Po bëjmë mirë në mbrojtje, sepse të gjithë japim një dorë. De Paul, Naço dhe Makis na ndihmojnë gjithmonë nga krahët, lehtësojnë punën e ekipit dhe pastaj dalin në pah cilësitë individuale si në rastin e portierit. Jam i lumtur për Skufet, i cili tregoi aftësitë e tij sot.”

“Lacio? Kanë kaluar shumë vite nga periudha kur luaja me Lacion. Duhet të rikuperohemi në 100% për ndeshjen e mesjavës, por trajneri ka treguar që është i aftë të bëjë rotacionin në skuadër. Lasanja u fut nga stoli sot dhe shënoi. Gjëja më e rëndësishme është fakti që skuadra ka entuziazëm dhe dëshirë për të punuar”, përfundon kapiteni i Udinezes, Valo Behrami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online