Begeja: Me Pogradecin duhet të fitonim, nuk ka justifikim terreni

Në javën e 10-të të Kategorisë së Parë, Besa kryesuese e Grupit B ngeci në fushën e saj në përballjen me Pogradecin. E luajtur në një terren të rënduar nga reshjet e shiut dhe balta, sfida u mbyll në barazim 1-1, Por trajneri i kavajasve, Gentian Begeja, këtë nuk e shikon si justifikim.

“Edhe pse u luajt në një terren të rënduar, unë nuk mendoj se skuadra duhet të justifikohet për barazimin me Pogradecin. Në tërësi, ekipi nuk funksionoi si në ndeshjet e shkuara, ndoshta kjo edhe nga mungesat e disa titullarëve, të dëmtuar dhe të skualifikuar. Gjithsesi, ishte një ndeshje që duhej fituar”, kështu theksoi në deklarimin e tij për “SportEkspres.com” Begeja i Besës, i cili nuk e quan të mbyllur luftën për të mbajtur kreun e grupit, edhe këtë javë që luan në transfertë në Fier.

“Edhe me Apoloninë është ndeshje e fortë, jo vetëm se do të luhet në Fier. Ne do shkojmë aty me vlerësim maksimal, vetëm për tri pikët. Grupi B është shumë I fortë, dhe ne këtë e kemi parasysh në çdo ndeshje”, përfundoi trajneri  durrsak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online