Barcelona do të luajë sot në transfertë përballë Sevijës, sfidë e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Spanjës. Në “Ramon Sanchez Pizjuan”, Barcelona do të synojë fitoren dhe të avancojë në fazën gjysmëfinale.
Pavarësisht rëndësisë dhe vështirësisë së sfidës, Valverde ka vendosur që të lërë në stol yllin argjentinas, Lionel Mesin dhe të aktivizojë titullar, Kevin Prins Boateng. Ganezi u transferua në mënyrë surprizë vetëm pak ditë më parë, por kaq ka mjaftuar që Valverde t’i besojë nga minuta e parë mesfushorit.
Formacioni startues i Barcelonës: Silesen, Semedo, Pike, Rakitiç, Arthur, Malkom, Lengle, Boateng, Roberto, Alena, Vidal Trajner: E. Valverde