Totenhemi verën e shkuar nuk bëri merkato, por nga ana tjetër duket se ka planifikuar gjithçka dhe kërkon që asnjë nga “yjet” e skuadrës të mos largohet. Procesi i rinovimit të kontratave ka nisur dhe ditën e sotme është zyrtarizuar arritja e marrëveshjes me mesfushorin Dele Ali.
Kontrata e re e 22-vjeçarit do të jetë e vlefshme deri në vitin 2024. Sikurse shihet, Totenhemi e ka blinduar mesfushorin e saj dhe të kombëtares. Dele Ali është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, për të cilin nuk kanë munguar as ofertat nga klubet më të mëdha evropiane.
Tashmë Dele Ali do të mbetet për shumë vite pjesë e “Spurs”-ave. këtë sezon ai ëshët penalizuar nga dëmtimet, ndërkohë që në Premier League numëron 112 ndeshjen me fanellën e Totenhemit. Ai ka arritur të shënojë 38 gola në kampionat.
2??0??2??4??#COYS pic.twitter.com/osmkVHksac
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) October 30, 2018