Ish-drejtori i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galiani ka befasuar të gjithë sot me deklaratën e tij, ku tha se Gatuzo i kërkoi largimin nga Milani pas finales së humbur përballë Liverpulit në Ligën e Kampionëve në vitin 2005. Për këtë kërkesë të Gatuzos dhe për presidencën aktuale të Milanit, ka folur edhe Galiani.
PRESIDENCA – “Milani ka një presidencë të shkëlqyer, Skaroni është presidenti i duhur. Kompania “Elliot” ka një plan të qartë dhe kjo gjë më bën dhe mua të lumtur. Leonardo dhe Maldini po bëjnë po ashtu një punë shumë të mirë. Milani do të ringrihet shumë shpejt”.
GATUZO – “E mbaj mend shumë mirë atë natë në Stamboll. Më kërkoi largimin menjëherë pas humbjes, pasi më tha se do ta kishte shumë të vështirë të zbriste më në fushë pas atij turpërimi. Por nuk e pranova kërkesën e tij dhe flisja çdo ditë me të, deri sa e binda të qëndrojë te Milani”,- përfundoi Galiani.