Befason Arsenali, katër blerje brenda një dite

Arsenali është një nga skuadrat më aktive kur flitet për thashetheme merkatoje, pasi “Topçinjtë” janë të lidhur me shumë futbollistë në të gjitha kampionatet europiane. Por deri më tani, vetëm Gabriel Martineli (6 milionë sterlina), ka nënshkruar.

Edhe pse mendohej se gjithçka ka qenë vetëm zëra mediatikë, tashmë gjërat duken më konkrete. Dani Sebajos dhe Uilliam Saliba janë fotografuar në Londër dhe siç raportojnë portalet britanike, kanë nënshkruar për Arsenalin dhe do të kalojnë vizitat mjekësore.

Dy blerje brenda pak orësh është diçka shumë pozitive, por Arsenali duket se nuk do të ndalet këtu. Bardhekuqtë janë shumë pranë firmës dhe me dy futbollistë të tjerë. I pari është Uilfrid Zaha, ylli i Kristal Palas, i cili ka shprehur publikisht dëshirën për t’u transferuar në Londërs, ndërsa marrëveshja me mbrojtësin e Selltikut, Kieran Tierni, duket vetëm çështje orësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online