Maj 2012. Bavarezët në lot, Çelsi ngriti në qiell për herë të parë trofeun e Champions League. Protagonist i padiskutueshëm ishte sulmuesi Didie Drogba, duke shënuar golin e barazimit në fund të takimit. Më pas realizoi edhe penalltinë e fundit dhe londinezët festuan deri në të gdhirë.
Tanimë sulmuesi nga Bregu i Fildishtë e ka mbyllur me futbollin e luajtur. Stacioni i fundit për të ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urimet për Drogba kanë qenë të shumta dhe së fundmi një e ka surprizuar atë.
Bajerni i Mynihut, edhe pse e pësoi prej tij, nuk mund të mos e urojë sulmuesin: “Ju thyet zemrat tona njëherë, por ne sërish duam t’iu përgëzojmë për karrierën e mrekullueshme. Të gjitha të mirat në të ardhmen, Didie Drogba”.
https://www.facebook.com/fcbayern.en/photos/a.845519478852461/2369985146405879/?type=3&theater