Befasohen tifozët, Ajntrahti mbetet pa sulm?

Ajntrahti i Frankfurtit zhvilloi një sezon shumë të mirë. Gjermanët ishin shumë afër arritjes në finalen e Ligës së Europës, ndërsa kualifikimi në Champions për sezonin e ardhshëm ju shpëtoi nga duart në javët e fundit.

Ekipi ka në sulm lojtarë si Luka Joviç, Ante Rebiç dhe Sebastien Haler. Të tre bashkë kanë shënuar 41 gola në Bundesligë, ndërsa Ajntrahti mund të humbasë shërbimet e të treve.

Fredi Bobiç

Diçka e tillë është pohuar nga Fredi Bobiç, drejtori sportiv i klubit. “Po, mund t’i humbasim të tre lojtarët. Ju garantoj se të tre kanë kaluar për mrekulli këtu. Dashuria e tifozëve nuk ju ka munguar, por forca të tjera futën në lojë në një moment të caktuar”, thekson kroati me origjinë sllovene.

Ofertat e majme financiare janë të parefuzueshme për një klub si Ajntrahti, që mund të mbushë arkat me shitjen e yjeve të sulmit. Luka Joviç ka arritur akordin me Realin e Madridit, që ka gati një kontratë 5-vjeçare për 21-vjeçarin dhe rreth 60 milionë euro për klubin nga Frankfurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online