Befasia, aventura e Shaqirit te Liverpuli mund të mbyllet

I transferuar te Liverpuli vetëm prej pak muajsh dhe menjëherë kandidat për t’u larguar. Aventura e Xherdan Shaqirit në “Anfilld Roud” mund të jetë drejt mbylljes. Shkak është bërë interesimi i klubit anglez për sulmuesin e Athletik Bilbaos, Iker Muniain.

Mediat në ishull raportojnë se “Reds” kanë bërë një ofertë për të siguruar shërbimet e sulmuesit, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit. Një lëvizje e tillë i hap derën largimit të yllit nga Gjilani, shërbimet e të cilit kërkohen nga spanjollët e Real Betis.

Prej transferimit në korrik, nga Stouk Siti, Shaqiri ka luajtur vetëm katër ndeshje si titullar, duke shënuar edhe një gol. Por, nëse arrihet marrëveshja për Muniain, sipas gjasave 27-vjeçari do të detyrohet të largohet.

Kjo edhe për faktin se nga rezervë e parë e treshes së frikshme sulmuese, Salah-Mane-Firmino, ai do të zbriste në rangjet e skuadrës. Trajneri Jurgen Klop është gati ta sakrifikojë shqiptarin, me Real Betisin, që është gati të lëvizë për ish-lojtarin e Bajernit të Mynihut dhe Interit, sapo të krijohet mundësia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online