Batuta e Zengës: Unë trajner i Interit? Po, në “playstation”… Gatuzo si Simeone

Valter Zenga është një interist i zjarrtë, ekip me të cilin ka zhvilluar 16 sezone në vitet 80-90. Ish-portieri i famshëm ka komentuar ecurinë e keqe të ekipit në këto javë, ndërsa përgjigjet me batutë, kur e pyesin nëse mund të jetë trajner i zikaltërve.

“Unë në pankinën e Interit? Mos më vini në vështirësi me Spaletin, të cilin e kam mik. Ndoshta mund të bëhem trajner i Interit në vitin 2021 në ‘playstation’. Spaleti foli në konferencë për shtyp pas humbjes me Parmën dhe tha që Inter nuk është treguar cinik dhe nuk ka patur ide për të fituar ndeshjet. Diçka e drejtë, sepse nuk mjafton të luash mirë dhe të bësh detyrat e kërkuara. Nevojitet më shumë grintë dhe kurajo. Ikardi apo Higuain? Unë do zgjidhja Ikardin.”

Trajneri, i cili mbylli eksperiencën me Krotonen sezonin e kaluar dhe sot gjendet pa ekip, komenton dhe mbi sistemin VAR, ndërsa e mbyll me Milanin dhe trajnerin Xhenaro Gatuzo.

“Sezonin e kaluar VAR-i ishte eksperimental. Gjëja e çuditshme e këtij viti ishte fakti që në ndeshjen Inter-Parma, nuk lajmëruan arbitrin kryesor për të shikuar nga afër imazhet e rasteve të dyshimta. Gatuzo më pëlqen shumë. Kur u përballa me të sezonin e kaluar, biseduam shumë bashkë. Ai është një trajner i aftë dhe, si Simeone i Atletikos, ka një tjetër karakteristikë të madhe. Ai e ndjen skuadrën dhe i transmeton energjitë e tij lojtarëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *