Idriz Batha la fushën e lojës në minutën e 74-të në takimin përballë Luftëtarit, Ish-kapiteni i Partizanit duket se nuk ndante të njëjtin mendim si trajneri Daja, diçka që u pa pasi mesfushori preferoi që të drejtohej menjëherë drejt dhomave të zhveshjes dhe jo të qëndronte në pankinë deri në përfundimin e ndeshjes.
Diçka jo pozitive, duke ditur se kampionati është në një moment mjaft delikat dhe një pakënaqësi në skuadër do të ishte një problem më vetë. Flamurtari ka bërë mirë deri më tani, pasi ndodhet në garë për një nga vendet që të çojnë në Europë.
Batha këtë edicion ka luajtur në 11 ndeshje, 10 prej të cilave pa humbur asnjë minutë. 26-vjeçari e ka gjetur dhe një herë rrugën e rrjetës, në përballjen me Kastriotin.