Batha dhe Hyseni në një mendje: Të bindur për suksesin!

Idriz Batha është gati për t’u përballur me Kastriotin dhe për të ndihmuar Flamurtarin të rikthehet te fitorja. Mesfushori i kuqezinjve vlerëson sfidën me krutanët, por tenton të largojë presionin dhe të fokusohet te fitimi i ndeshjes.

OBJEKTIVI – “Në këtë kampionat që po luajmë, skuadrat nuk kanë shumë diferenca. Edhe Kastrioti ka treguar se ka shpirt gare dhe dëshirë për të qëndruar në elitë. Normalisht që presioni është më i madh tek ne, pasi Kastrioti nuk ka çfarë të humbasë. Ne duhet të bëjmë lojën tonë dhe ta marrim në zotërim që nga fillimi ,që në fund të marrim fitoren.”

NDESHJA – “Nuk mund të them se kemi presion të madh. Kastrioti do të vijë të marrë barazimin. Ne duhet ta vlerësojmë çdo kundërshtar si gjithë të tjerët, pasi ka treguar se di të luajë futboll, por besoj se do të arrijmë tek suksesi.”

Pjesë e konferencës për shtyp ka qenë dhe Klaudio Hyseni, i cili është rikthyer pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen me Skënderbeun. Ai është gati për sfidën me Kastriotin dhe zbulon objektivin e vetëm të Flamurtarit, që është fitimi i kësaj ndeshje.

Kam pasur një dëmtim dhe kam qenë për një javë jashtë dhe nuk ishte një dëmtim shumë i rëndë fatmirësisht. Janë gjëra që ndodhin. Kaba më kërkoi falje me mesazh dhe tani do të shohim ndeshjen e nesërme. Fitorja në këtë sfidë është shumë e rëndësishme“, komenton lojtari vlonjat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *