Ndeshje rivalesh në Vlorë. Për të përcaktuar skuadrën fituese duhen madje edhe minutat shtesë. Flamurtari-Tirana në basketboll për femra ka qene gjithmonë një ndeshje e tille,dhe takimi i të shtunës i ka përligjur te gjitha. Një takim i luftuar dhe me mjaft rivalitet,ndërsa ne fund Tirana del fituese nga Vlora. Ka nisur me luftë të fortë sportive dhe ashtu ka vijuar gjatë gjithë pjesës së parë,ku asnjë nga skuadrat nuk mund të shkëputej për te krijuar një avantazh të favorshëm.
Tirana e bën në periodën e tretë të takimit,duke u shkëputur deri në 10 pikë, kur rezultati regjistrohej në shifrat 54-44 për ekipin bardheblu. Por Flamurtari nuk ka nder mend te barazohet dhe 10 minutat e treta mbyllen me një avantazh te lehte te Tiranes, me dy pikë. Perioda e katërt dhe e fundit është e gjitha për t’u shijuar dhe takimi është mjaft i luftuar nga te dyja skuadrat. Tirana kërkon të shkëputet,por fundi i takimit regjistron shifrat e barabarta 68-68 dhe duhen pese minutat shtesë.
Tirana tregon qetësi, ndërsa Flamurtari luan shume mire,por gabon para koshit. Dhe ne fund është skuadra nga kryeqyteti qe shpallet fituese ne rezultatin 79-82. Flamurtari merr humbjen e trete ne kampionat, ndërsa Tirana kryeson kampionatin.
Sh.B.Tirana “marshon” – Të premten në mbrëmje Sh.B.Tirana mori përkohësisht kreun e renditjes, duke fituar 83-54 ndaj Vllaznisë, në një sfidë të dominuar nga vajzat nga kryeqyteti. Java e pestë nisi të mërkurën me fitoren e parë sezonale të Studentit, që mundi 84-56 Elbasanin.
Basketboll – Femra
Kategoria e Parë, java 5
Studenti – Elbasani 84-56
Sh.B.Tirana – Vllaznia 83-54
Flamurtari – Sh.K.B.Tirana 79-82
RENDITJA
Sh.K.B.Tirana 10 pikë (5/0), Sh.B.Tirana 9 pikë (4/1), Vllaznia 8 pikë (3/2), Flamurtari 7 pikë (2/3), Studenti 6 pikë (1/4), Elbasani 5 pikë (0/5).