Andrea Barzali u bashkua me Juventusin në vitin 2011 për vetëm 300 mijë euro, nga gjermanët e Volfsburg. 30 vjeçar në atë kohë, Barzali u pa si një transferim i pakuptimtë, pasi shihej si një lojtar që po e mbyllte me futbollin. Gjithsesi me kohën italiani i tregoi të gjithve që ishte një ndër më të rëndësishmit për Juventusin në arritjen e 7 titujve radhazi në Serinë A.
Mbrojtësi veteran këtë sezon ka më pak mundësi aktivizimi, pasi Bonuçi është rikthyer përsëri te Juventus, si dhe në stol gjithashtu është dhe Benatia e Rugani. 37-vjeçari ka folur në lidhje me ekipin dhe objektivat e Juventus këtë sezon, teksa nuk nguron të deklarojë se Champions tani është një objektiv që duhet përmbushur nga ana e bardhezinjve.
“Nisja e sezonit ka qenë fantastike dhe kemi bërë ndeshje shumë të mira. Nuk është e lehtë t’i fitosh të gjitha ndeshjet. Ky ekip është ndërtuar për të synuar fitimin e çdo trofeu këtë sezon. Në letër është Juvja më e fortë që unë kam luajtur ndonjëherë. Është ekipi më i kompletuar, duke i shtuar këtu që kemi dhe Kristiano Ronaldon tani në ekip. Championsi është një objektiv që duhet të përmbushet”, përfundoi mbrojtësi veteran.