Argjentina bie në fund, Brazili fiton “Super klasikon” në Arabi

Dueli më i zjarrtë i Amerikës Latine, sfida ndërmjet dy rivalëve të mëdhenj, Brazilit dhe Argjentinës, u spostua në Arabinë Saudite. Një miqësore luksi e luajtur pranë Detit të Kuq, në kuadër të turneut “Super Klasiko”, pjesë e të cilit ishin edhe Iraku dhe Arabia Saudite vendase.

Kupa u fitua nga Brazili, që triumfoi 1-0 në finalen e “Super klasikes” përballë Argjentinës. Vendimtar për suksesin e “seleçaos”, ishtë një gol në kohën shtesë, i realizuar nga Zhoao Miranda. Rrjeta erdhi në minutën e 93-të të ndeshjes, ku Miranda me kokë dërgoi në rrjetë topin e harkuar nga Nejmar.

Të dyja skuadrat u paraqitën thuajse me ekipet më të mira, edhe pse mungesa e madhe në këtë duel ishte ajo e Lionel Mesit, që vazhdon të mbetet jashtë përfaqësueses “albiceleste”. Në mungesë të kapitenit të Barcelonës, te Argjentina u aktivizuan Ikardi dhe Dibala, por në fund festa ishte e brazilianëve, që e merituan, sepse ishin superiorë në lojë.

Ndeshja u vendos në shtesë, duke evituar që skuadrat të ekzekutonin 11-metërshat për të përcaktuar fituesin. Kapiteni Nejmar, një prej lojtarëve më të mirë të mbrëmjes, mori trofeun Kupa e “Super Klasikos”, turneut që në Arabinë Saudite kërkojnë t’i japin vazhdimësi në vite, por mbi të gjitha kënaqësia e triumfit përballë rivalëve më të mëdhenj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online