Bartomeu snobon Nejmarin: Dembele më i mirë se ai!

Verën e vitit 2017, Barcelona shiti Nejmar drejt PSG-së, duke e shndërruar brazilianin në lojtarin më të shtrenjtë të historisë së futbollit, me 222 milionë euro, që përfunduan në arkat e katalanasve. Usman Dembele u përzgjodh si zëvendësues i Nejmar, ku francezi u ble nga Borusia e Dortmundit.

Më vonë, u transferua dhe Filipe Kutinjo nga Liverpuli, por gjithsesi, duket se mungesa e “O’Ney”, vijon të ndihet në “Camp Nou”. Prej kohësh, mediat kanë spekuluar në një rikthim të mundshëm të tij te Barcelona, por gjithnjë diçka e tillë është mohuar.

Së fundmi, në një intervistë për mediat spanjolle ka folur presidenti i ekipi blaugrana. Josip Maria Bartomeu është pyetur mbi rikthimin e mundshëm të Nejmar, por përgjigja e tij ka qenë e prerë dhe e qartë, duke thënë se Dembele është më i mirë se sulmuesi brazilian.

“Nuk do të them po apo jo për rikthimin e tij. Do të them vetëm kaq: Me paratë që fituam nga Nejmar, transferuam dy lojtarë si Dembele dhe Kutinjo. Dembele është më i mirë se Nejmar. Është te Barça dhe është më i mirë”, përfundoi presidenti Bartomeu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online