PSG “fundoset” sërish, ylli i vet harbohet në klub nate

Moment i zi për PSG-në, që ka dështuar sërish në Champions League dhe eliminimi nga Mançester Junajtid është një goditje po aq e rëndë se disfata 6-1 ndaj Barcelonës në vitin 2017, sepse edhe atëherë PSG kishte fituar 4-0 në vajtje dhe dukej një histori e mbyllur.

Ndërkaq, një ndër yjet e klubit francez, mesfushori Adrien Rabio, ka dy muaj jashtë ekipi për shkak se ka refuzuar të rinovojë dhe ndoshta me të në fushë do ishte një histori tjetër.

Mesfushori i talentuar mbrëmjen e djeshme, në orët pas eliminimit të PSG-së, ishte në një klub nate në Paris, duke mos e vrarë mendjen fort për PSG-në dhe as për faktin që po filmohej, duke u shfaqur në humor të shkëlqyer.

Ndërkaq, e ardhmja e tij mbetet një mister i madh, sepse Barcelona ka hequr dorë sipas mediave spanjolle, duke parë kërkesat absurde te Rabiot: 8 milionë euro pagë vjetore, si dhe një bonus prej të paktën 10 milionë eurosh vetëm për të firmosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online