Interi ishte shumë pranë Nikolo Barelës, por organizatori sard është drejt kalimit te Roma. Diçka e tillë ka sjellë acarim dhe zhgënjim te zikaltrit, ndërsa Xhuzepe Marota po përgatit “hakmarrjen”.
Sipas mediave italiane, Interi është gati të “rrëmbejë” Lorenco Pelegrinin. 23-vjeçari ka një klauzolë largimi prej 30 milionë eurosh dhe Marota është gati ta paguajë atë.
Mesfushori, i cili bën mirë edhe mesfushorin ofensiv e defensiv, është një romanist puro dhe largimi i tij do të ishte një tjetër goditje për tifozët. Françesko Toti e cilësoi si kapitenin e ardhshëm të Romës disa ditë më parë.