Bardhi dhuron perlën e radhës, Levante barazon në derbin e madh

Nuk është sulmues, por po sillet si i tillë dhe po tregon se është lojtar klasi. Enis Bardhi vazhdon të mahnitë, sepse ka vetëm pak javë në Spanjë dhe në 3 ndeshje kampionati ka shënuar 2 gola, përveçse ka shkëlqyer me lojën e tij.

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia shënoi sot golin e barazimit në sfidën që Levante e tij barazoi 1-1 kundër Valencias, në derbin e madh të qytetit. Një pjesë e parë plot emocione, me Valencian që shënoi e para dhe Bardhin që barazoi me një gjuajtje mjaft të zgjuar në fundin e pjesës së parë.

Pjesa e dytë pati më pak emocione dhe skuadrat u kënaqën me nga një pikë, që vlen shumë sidomos për Levanten debutuese, e cila e ka nisur mjaft bukur sezonin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online