Flamurtari-Lushnja, supergol vlonjat dhe merr rrugë ndeshja

0

Java e dytë e Kategorisë Superiore nis sot, me sfidën mes Flamurtarit e Lushnjes. Luhet në Ballsh, pasi fusha e stadiumit Flamurtari ka probleme. Të dyja palët e nisën me humbje, por Lushnja mori goditjen më të rëndë, sepse u mund në “shtëpi” (në Fier në fakt) nga Vllaznia dhe duket një ekip inferior. Megjithatë, të luajturit jashtë Vlore është problem i madh për Flamurtarin.

KRONIKA

76′ GOL FLAMURTARI! Supergol i vlonjatëve. Kombinim fantastik Musta-Bushiç dhe ish-futbollisti i Teutës shënon me qetësi të admirueshme!

70′ Ruço lëshon një “silurë” nga distanca, por mbi traversë. Gabon Flamurtari, duke i lënë shumë hapësirë Lushnjës jashtë zone.

53′ Sefa nga e djathta e sulmit lëshon një kros që kthehet në gjuajtje pa dashje, por topi shkon jashtë. Vuan Flamurtari në të majtë të mbrojtjes, edhe për faktin se është me 10 lojtarë dhe ka shumë hapësira për Lushnjën.

52′ Brunild Pepa gabon golin e barazimit. Kros nga e djathta e sulmit lushnjar, Pepa i vetëm në zonë, gjuan me kokë direkt në duart e portierit Nurkoviç. E pafalshme.

PUSHIMI I NDESHJES Tre gola me 4-5 raste për shënim. Ritëm i ulët, lojë jo e bukur, por plot ngjarje, sepse Bicaj la Flamurtarin me 10 lojtarë, Lushnja shënoi dhe Flamurtari reagoi kur nuk pritej. Kuqezinjtë mbeten superiorë, edhe me 10 lojtarë, por nuk ka mbaruar!

42′ GOL FLAMURTARI! Danilo Alvesh protagonist, sepse futet në zonë, merr topin me zgjuarsi dhe e pason pak më pas, për kapitenin Bushiç, i cili e ka të lehtë të shënojë!

40′ Kamara tenton nga distanca, shumë pranë golit, por jashtë. Goli i shënuar ka transformuar Flamurtarin.

38′ GOL FLAMURTARI! Reagon shpejt skuadra vlonjate, edhe pse pa krijuar ndonjë volum të madh loje. Goditje nga këndi, rrëmujë në zonë dhe Danilo Alvesh çon topin në rrjetë!

31′ GOL LUSHNJA! Lushnja, qetë-qetë, ndërton një sulm pa pretendime, por portieri Nurkoviç gabon në dalje dhe pas disa tentativash rresht, Gava gjuan nga jashtë zone dhe gol!

25′ Pas shumë minutash të qeta, ndeshja ndryshon totalisht. Flamurtari mbetet me 10 lojtarë, pasi Bicaj lëshon një të sharë, me sa duket drejtuar tifozerisë lushnjare. Arbitri ishte pranë tij dhe i ka treguar kartonin e kuq!

8′ Pas një fillimi pa ngacmime të mëdha, Kamara ka humbur rastin perfekt për të shënuar për Flamurtarin. talenti nga Guinea doli i vetëm në zonën e Lushnjes, goditja e tij në diagonale përfundon jashtë për pak centimetra.

E shtunë, ora 16.00, Ballsh

Flamurtari – Lushnja      3-1

Shënues: Danilo Alvesh 28′, Bushiç 42′, Musta 76′ / Gava 31′

Flamurtari: Nurkoviç – Siljanovski, Bicaj, Jakovleviç, Musta (Liçaj 81′) – Sidibe, Useini (Hoxhaj 83′), Pollozhani – Kamara, Busiç, Danilo Alvesh (Mersini 66′)

Lushnja: Bejte – Ruço, Bizhyti, Marku, Mone – Branica (Canka 73′), Gava, Alushi, Shkullaku (Papa 61′) – Sefa, Pepa

Kartonë të verdhë: Shkulaku 31′, Alushi 45’+1, Mone 65′, Sefa 83′

Karton i kuq: Bicaj 24′

Gjyqtarë: Indrit Myrtja, Melis Dervishi. Fisnik Thorja, Kridens Meta

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.