Barcelonën e shpëton… Paulinjo!

E çuditshme: këtë verë pas shitjes së Nejmarit tifozët e Barcelonës u ndien të nëpërkëmbur dhe të tallur, kur Barcelona shpenzoi miliona me shumicë për mesfushorin brazilian Paulinjo, i ardhur nga Kina.

Sot në Getafe pikërisht braziliani shënoi golin e fitores 2-1, në fundin e takimit, duke i dhënë 3 pikë të arta skuadrën blaugrana dhe duke arritur edhe një hakmarrje të vogël personale.

Vuajti tmerrësisht Barça, pësoi gol në minutën e 39-të dhe e gjeti barazimin në të 61-tën me Denis Suarez, ndërsa nuk shënoi asnjë nga sulmuesit. E zgjidhën mesfushorët, që thyen një Getafe të shkëlqyer, që meritonte pikë për paraqitjen më të mirë në Primera ndaj Barcelonës.

Dembélé, i postuar në të djathtë të sulmit, vuajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa pësoi edhe një dëmtim të lehtë, duke paguar ndoshta edhe presionin e madh mbi vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *