Tirana e nis me një fitore të vuajtur, golin e parë “inferior” e shënon një afrikan

Tirana fitoi Superkupën, por duket se e ka më të lehtë të luajë me rivalët e Superiores, sesa me ata të Kategorisë së Parë. Sot bardheblutë e nisën kampionatin me një fitore të vuajtur 1-0 ndaj Ilirisë, me një gol shënuar nga Mauexhe në minutën e 80-të. Është goli i parë në historinë e Tiranës në Kategorinë e Parë, një gol që nuk do të kujtohet me qejf në të ardhmen.

Iliria nuk është pretendente për ngjitje në Superiore dhe nuk kishte shkuar në Tiranë për të fituar, por nga ana tjetër nuk shërbeu si një rival sa për stërvitje për Tiranën superfavorite.

Një ndeshje e kujdesshme, mbrojtje e vendosur mirë dhe kundërsulm kur jepej rasti. Diferenxa në cilësi ishte e madhe, në dëshirë për pikë e vendosmëri skuadrat nuk kishin diferenca dhe kjo e bëri ndeshjen shumë të ekuilibruar në momente të caktuara.

Tre pikë të çmuara, por Tirana duhet të bëjë më shumë se kaq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online