Spanja është tronditur rëndë dje, pas një atentati terrorist në Las Ramblas, zona me rrugët e famshme në qendër të Barcelonës, ku ka një përqendrim të jashtëzakonshëm turistësh.
Një ditë e përgjakshme në Barcelonë, pasi një furgon u fut me shpejtësi mes këmbësorëve, duke lënë të paktën 13 të vdekur dhe shumë të plagosur.
Nuk mbaroi me kaq, sepse një ngjarje e ngjashme ndodhi edhe në Kambrils, qytezë pranë Barcelonës, ku disa persona mbetën të plagosur nga një makinë që u ngjit në trotuar duke marrë përpara kalimtarët. Pesë personat që ishin në makinë u vranë nga policia.
Para stërvitjes së sotme lojtarët dhe stafi teknik i Barcelonës kanë mbajtur zi për viktimat, duke i nderuar me një minutë heshtje.
Edhe Espanjoli ka mbajtur një minutë zi para stërvitjes së sotme, ashtu si Reali e gjithë klubet e tjerë.
Në Barcelonë është mbajtur një ceremoni në nderim të viktimave, ndërsa njerëzit kanë mbushur sërish Las Ramblas, duke kënduar: Ne nuk dorëzohemi!
Thousands of people streaming down Las Ramblas in Barcelona, site of yesterday’s van attack, in an act of defiance against terrorism #cbc pic.twitter.com/XiFUt3FxzI
— Thomas Daigle (@thomasdaigle) August 18, 2017