Barcelona “rrëshket” ndaj Zhironës, i kuqi i Longle prish planet e Valverdes

Ka mjaftuar java e pestë e La Ligës që Barcelona të bëjë hapin e parë fals. Skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverdes nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 në përballjen ndaj Zhironës. Episodi që ndryshoi rrjedhën e takimit ishte kartoni i kuq i Longle në minutën e 33-të, pas një goditje më bërryl të kundërshtarit nga ana mbrojtësit të blerë rishtas nga Sevilja.

Barcelona gjeti avantazhin në minutën e 19-të. Vidal shfrytëzon forcën e tij fizike dhe nxori të vetëm Mesin në zonën e rreptësisë, e majta e argjentinasit nuk kishte si të gabonte. Ndeshja filloi të bëhej interesante në minutën e 33-të, mbrojtësi francez Klement Longle kryen një veprim të turpshëm, duke goditur me bërryl një prej lojtarëve të Zhironës. Gjyqtari falë ndërhyrjes së VAR e ndëshkon qendërmbrojtësin me karton të kuq.

Në limitet e pjesës së parë, sulmuesi uruguain Stuani barazon shifrat, pasi arrin të depërtojë mbrojtjen e Barcelonës dhe çon topin pas portierit Ter Shtegen. Do të ishte përsëri Stuani ai që do të shënonte në fillim të pjesës së dytë me një godite të fuqishme me të djathtën.

Barcelona u kundërpërgjigj me Pike, i cili shënoi një gol me kokë për të çuar shifrat në 2-2 në minutën e 63-të. Mesi do të rrezikonte disa herë portën e Zhironës falë goditje të dënimit, por traversa dhe portieri Bono nuk e lanë të realizonte golin e dopietës, dhe tani Barcelona e gjen veten me pikë të barabarta me Realin në kreun e tabelës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online