Barcelona nis rinovimet, “raketa” e krahut katalanas deri në 2024

Më në fund është zyrtare. Zhordi Alba do të vazhdojë të luajë me Barcelonën edhe për shumë vite. Anësori i krahut të majtë është ndër më të mirët në botë në rolin e tij.

29-vjeçari është pjesë e ekipit katalanas që nga vera e vitit 2012 dhe ka vendosur të zgjasë aventurën. Zhordi Alba ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2024, ndërsa rroga e tij do të shkojë nga 7 në 10 milionë euro në sezon.

Lajmi është konfirmuar nga klubi në rrjetet sociale, ndërsa lojtari ka thënë fjalët e para pas rinovimit 5-vjeçar. “I jam shumë mirënjohës klubit. Ky është një moment shumë emocional dhe special”, ishin fjalët e para të “raketës” Zhordi Alba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *