Barcelona është prej kohësh në kërkim të një qendërmbrojtësi. Dëmtimi i rëndë i Umtitit ka bërë që drejtuesit e klubit spanjoll të hedhin sytë nga Premier Liga.
Siç raporton “The Guardian”, katalanasit janë të interesuar për Andreas Kristensen. Danezi është pjesë e Çelsit që nga vera e vitit 2017, kur la Gladbahun për të kaluar në Londër. Sezoni i parë nën drejtimin e Kontes ishte pozitiv, pasi Kristensen luajti 27 ndeshje, ndërsa ardhja në stol e Mauricio Sarrit i ka zvogëluar hapësirat.
Barcelona dëshiron ta ofrojë në ekip 22-vjeçarin që në janar dhe ka paraqitur ofertën zyrtare për drejtuesit e “Bluve të Londrës”. Mbrojtësi do e mirëpriste me kënaqësi kalimin në ekipin e Mesit, por duhet pritur dhe përgjigja e Çelsit, që nuk do të heqë dorë lehtë nga shërbimet e danezit.