Barcelona, kryesuesja më e dobët në histori!

Barcelona, Mesi dhe yje të tjerë, rivalët e vetëm që arrijnë të thyejnë Real Madridin në Spanjë dhe kanë zbavitur Europën në shekullin e ri.

Megjithatë, këtë sezon Barça duket një ekip normal, i brishtë dhe që fiton me vuajtje në shumë ndeshje. Si ka mundësi? Mjafton renditja në La Liga për të kuptuar gjithçka.

Barcelona kryeson pas 7 javësh, por ka vetëm 14 pikë, 4 fitore dhe 8 gola të pësuar. Në tre ndeshjet e fundit asnjë fitore dhe pikë të marra me shumë vuajtje në shtëpi ndaj Zhironës fqinje dhe Atletik Bilbaos. Është një ekip i çoroditur, ku tashmë të gjithë presin magjitë e Mesit dhe kaq.

Jo se Reali po ia kalon më mirë, sepse edhe kampionët e Europës po përballen me një minikrizë psikologjike, duke marrë vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit dhe duke kuptuar se pa Ronaldon jo gjithçka është e lehtë.

Në këtë mënyrë, shohim një rekord të ri në Spanjë: kurrë më parë skuadra kryesuese nuk kishte grumbulluar kaq pak pikë në 7 javët e para. Kampionat i fortë ka qenë gjithmonë, por La Liga po sheh tashmë dy gjigantët e vet në vështirësi dhe të gjithë po marrin zemër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online