Barcelona këmbëngul, Bajerni i Mynihut i bën bllokadë

Barcelona hedh sytë nga Gjermania dhe është fiksuar me një nga titullarët kryesorë të Bajernit të Mynihut. Xhoshua Kimish është një nga ata futbollistë që po spikat me bavarezët dhe vlerësohet shumë për faktin që mund të luajë në disa pozicione.

Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, Barcelona është vënë në ndjekje të 24-vjeçarit. Gjithsesi raportohet se Bajerni i Mynihut nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Kimish, i cili vlerësohet maksimalisht prej tyre dhe shihet si një element i rëndësishëm për të ardhmen.

Bavarezët duan të përforcohen dhe largimi i një elementi cilësor të formacionit do të ishte një hap pas. Ata madje po projektojnë që gjatë kësaj vere të bëjnë disa afrime “big”, pasi duan të jenë konkurrues edhe në Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *