Barcelona kishte programuar shitjen e tij, por në janar nuk do të mund ta bëjë realitet objektivin që ka. Mesfushori brazilian Rafinja, në ndeshjen e fundit me Atletikon e Madridit ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe do të duhet të qëndrojë për disa kohë jashtë fushave të blerta.
Sikurse njofton klubi katalanas, Rafinja ka këputur ligamentin dhe në ditët në vijim pritet të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale. rikuperimi i tij do të kërkojë të paktën gjashtë muaj, çka do të thotë se vetëm në verë mund të shikojë për ndonjë ekip tjetër.
Praktikisht ky sezon futbollistik është i mbyllur për Rafinjën, i cili edhe në të shkuarën e ka pësuar një dëmtim të njëjtë. Një lajm i keq ky edhe për Barcelonën, që nuk është se ka shumë alternativa për momentin.