Barcelona ka nevojë urgjente për sulmues krahu dhe, sipas “Diario Gol”, kandidati i tretë i katalanasve (pas Kutinjos dhe Osmane Dembelesë) është një lojtar i Real Madridit, Marko Asensio.
21-vjeçari cilësohet si talenti më i madh në Spanjë dhe ka një klauzolë largimi prej 80 milionë eurosh, shumë pak kur merr parasysh faktin se Barcelona e ka shitur për 222 mln euro Nejmarin dhe ka plot para në arkën e saj.
Klauzola bën që katalanasit të mos kenë pse të negociojnë me presidentin Florentino Perez, por edhe kjo e ka një “ndoshta”. Shumë shpejt pritet që Asensio të rinovojë në “Santiago Bernabeu” dhe në kontratën e tij të re si madrilen klauzola e tij do të bëhet 350 milionë euro.