Objektivi parësor i merkatos së Barcelonës gjatë kësaj merkatoje, duket se është sulmuesi anësor i Çelsit, Uillian. Katalanasit janë gati të shpenzojnë një shumë të konsiderueshme për të finalizuar transferimin e brazilianit.
Negociatat për yllin e londinezëve filluan me një ofertë në vlerën e 50 milionë eurove, ndërsa tani mësohet se në zyrat e Çelsit ka mbërritur një ofertë shumë më joshëse prej 65 milionë eurosh.
Interesimi i pamasë i Barcelonës për Uillian vjen dhe si pasojë e formës plot ulje dhe ngritje të talentit francez Usman Dembele, i cili nuk po arrin të justifikojë shumën prej 150 milionë eurosh që katalanasit shpenzuan një vit më parë për kartonin e tij.